22-vjeçari i Bayern Munchen kërkon 19 milionë euro në sezon, përndryshe largohet

Alphonso Davies dhe Bayern Munchen kanë nisur procesin e vështirë të negociatave në lidhje me rinovimin e mbrojtësit kanadez.

Për ta bërë më të zhurmshme si etapë ka menduar “Bild”.

Prestigjiozja, përmes burimeve konfidenciale, zbulon se agjenti i futbollistit 22-vjeçar i ka kërkuar si pikë dakordësie bordit të Bajernit, në këtë rast me përfaqësues drejtorin sportiv Frojnd, plot 19 mln euro në sezon, aq sa fiton edhe “homologu” De Ligt.

Aktualisht mbrojtësi i linjës së majtë merr 9 mln euro në vit, çka do të thotë dyfishim.

Edhe pse ende nuk është marrë një vendim nga pala e klubit, vështirë se bordi do t’i plotësojë “tekën” futbollistit me numër “19” në urdhrat e Tomas Tuhelit. Real Madridi është në pritje dhe me shumë gjasa do të jetë destinacioni i ri.