ZYRTARE/ Lëvizje e papritur tek klubi shkodran, sulmuesi largohet nga Vllaznia

Sulmuesi Darko Dodev nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Njoftimi i klubit Vllaznia: 
KF Vllaznia njofton mbylljen e bashkëpunimit me futbollistin Darko Dodev.

Sulmuesi 25 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve.

KF Vllaznia e falënderon Darko Dodev për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe me skuadrën kuqeblu.