U fut nga stoli, Broja arriti statistikën e veçantë ndaj Manchester United
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2023, 15:05
Armando Broja e nisi sërish nga stoli ndeshjen këtë mbrëmje.
Sulmuesi shqiptar u aktivizua për vetëm 13 minuta kundër Manchester United-it në humbjen 2-1 kundrejt tyre.
Megjithëse qëndroi në fushë për një kohë shumë të shkurtër, ai dha sinjalet e duhura për Pocchettino-n.
Broja regjistroi numrin më të lartë të driblimeve të sakta (2/3) gjatë ndeshjes, më shumë se çdo lojtar tjetër në fushë, qoftë ai i Chelsea-t, apo i Manchester United-it.
Një statistikë impresionuese, duke ditur faktin se u aktivizua vetëm 13 minuta nga trajneri. Broja gjithashtu i shkoi pranë golit, por shtylla u erdhi në ndihmë “djajve të kuq”.
