ZYRTARE/ Ç'po ndodh tek Vllaznia? Një tjetër futbollist largohet nga klubi shkodran

Pas largimit të sulmuesit Darko Dodev, një tjetër futbollist është larguar nga radhët e Vllaznisë. Këtë herë bëhet fjalë për mbrojtësin Konstantin Cheshmedjiev.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi shkodran në rrjetet sociale.

Njoftimi i klubit Vllaznia:

KF Vllaznia njofton mbylljen e bashkëpunimit edhe me futbollistin Konstantin Cheshmedjiev.

Klubi dhe mbrojtësi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve.

KF Vllaznia e falënderon Konstantin Cheshmedjiev për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe me skuadrën kuqeblu.