VIDEO/ Përfshihet nga flakët një autobuz në hyrje të Elbasanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2023, 18:24
Një autobus është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në hyrje të qytetit të Elbasanit.
Mësohet se autobusi i përket linjës Elbasan-Tiranë dhe ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rreth rrotullimi i luleve”.
Sakaq në vendngjarje ka mbëritur zjarrfikësja dhe po punon për shuarjen e flakëve.
Ndërsa ende nuk dihet shkaku i zjarrit dhe as nëse ka të lënduar apo jo.
