FOTO-LAJMI/ Sërish krizë në martesën e Cardi B, çfarë po ndodh me reperen?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2023, 09:34
Çifti i njihur i showbizzit, Cardi B dhe Offset mund të kenë sërish probleme në martesën e tyre, sipas njerëzve në rrjetet sociale. Reperët, të cilët u martuan në shtator të vitit 2017, e kanë hequr njëri-tjetrin nga rrjeti social "Instagram".
Gjithashtu, Cardi ka publikuar në "Instastory" disa mesazhe, të cilat janë interpretuar si kunja për Offset.
Ndër të tjera, reperja shkruan: “Jam e lodhur duke mbrojtur ndjenjat e të tjerëve…Duhet të vendos veten të parën”.


