Mbyllet Kulla “e anuar” e Bolonjës/ Restaurimi zgjat deri në fund të 2024-s

Një Kullë që daton që nga mesjeta, në qytetin Italian të Bolonjës nuk do te jetë më e dispounueshme për vizitorët, pasi rrezikon shembjen.

Autoritetet po ndërtojnë një mur rrethues në rast se pjesë nga ndërtesa Garisenda mund të shëkputen.

Barriera pritet të përfundojë në fillim të viti të ardhshëm, ndërsa do kryhen edhe punime restauruese.

Këshilli bashkiak e vlerësoi situatën emergjente, dhe 4.3 milionë euro pritet të financohen për punimet.

Kulla dhe sheshi nën të pritet të qëndrojnë të mbyllura për disa vite ndërkohë që do të kryhen punimet.

Është një "sfidë të jashtëzakonshme" që kërkon angazhim nga i gjithë qyteti dhe nga ata në mbarë botën që e duan Bolonjën dhe një nga simbolet e saj më të rëndësishme, u shpreh një prej përfaqësuesve të bashkisë.

Kulla Garisenda, i përket shekullit të 12-të. Ajo është 47 m e lartë, dhe në shekullin e 14 të u desh të zvogëlohej për shkak të rrezikut nga shembja.

Është një nga dy objektet që dominon horizontin e Bolonjës, pas kullësi Asinelli, që është pothuajse dyfishi i lartësisë së Garisendas. Të dyja këto kulla anojnë, por Asinelli vazhdon të jetë e hapur për turistët.

Mbyllet Kulla “e anuar” e Bolonjës/ Restaurimi zgjat deri