3 muaj pas ndarjes, këngëtarja gjen të dashur të ri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2023, 21:05
Këngëtarja e njohur, Rosalia ka lënë pas ndarjen e bujshme me këngëtarin Rauw Alejandro dhe ka nisur një lidhje të re dashurie. Thuhet se Rosalia, 31 vjeç po shijon lidhjen e dashurisë me Jeremy Allen White, 32 vjeç.
Shkëndijat e para të dashurisë lindën gjatë muajit tetor kur dolën thashethemet se dyshja ishin parë në një takim në Los Anxhelos. Të dy vijnë nga ndarje të bujshme.
White u nda nga bashkëshortja pasi ajo bëri kërkesë për divorc në maj. Ndërsa Rosalia i dha fund fejesës së saj me Rauw Alejandro në mes të korrikut pas 3 vitesh lidhje.


