Mirdoni dhe Shqipja nisin flirtimet e para mes tyre
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2023, 20:23
Mirdoni, banori më i ri i “BBVK”, duket që ka nisur ngacmimet e para me Shqipen. Ata duken teksa janë në dhomën e gjumit dhe luajnë me njëri-tjetrin.
Shqipja për një moment gati po rrëzohet dhe Mirdoni e mban atë tek shpina.
Ardi, banori që është futur njëkohësisht me Mirdonin dhe të dy ata janë një banor i vetëm, duket se nuk i pëlqen shumë kjo gjë.
"Po pse po e prek Shqipen kujdes me dorën. Po më nxjerr keq dhe mua, po qe kështu ndahemi dhe vazhdojmë secili më vete. Po i themi vëllait të madh dhe ndahemi. Por nëse Shqipja do atëherë nuk është problem", tha Ardi.
Kujtojmë që Shqipja ka nisur më parë edhe me Blerandon një njohje dhe ka patur ngacmime dhe flirtime mes tyre, por ata të dy i shkëputen lidhjet dhe çdo gjë mbaroi aty.

