FOTO/ Aksidentohet Michael B. Jordan, ja si është gjendja e tij shëndetësore

Aktori amerikan, Michael B. Jordan, u aksidentua me veturën e tij, mbrëmjen e së shtunës në Hollywood.

Sipas medieve të huaja, Jordan me veturën e tij, Ferrari, është aksidentuar me një veturë tjetër, KIA, e cila ka qenë e parkuar.

Ylli i “Marvel” u pa më vonë duke zbritur nga makina e tij, ku dukej se nuk ishte lënduar.

Kujtojmë se Jordan u nderua me një yll në Hollywood Walk of Fame në fillim të këtij viti.

FOTO/ Aksidentohet Michael B. Jordan, ja si është gjendja e tijFOTO/ Aksidentohet Michael B. Jordan, ja si është gjendja e tij