VIDEO/ Shqipja përplaset me Buçin: Me këto pisllëqe që i ke sjellë brenda...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2023, 15:04
Konkurrenca në shtëpinë e spektaklit televiziv “BBVK2”, sa vjen e po shtohet.
Buçi, ditët e fundit ka shprehur bindjen se do të fitojë çmimin e madh, por banorët e tjerë mendojnë ndryshe.
Pas diskutimeve për të njëjtën temë me Ganiun, Buçi ka pasur edhe një përplasje me Shqipen, ku kjo e fundit i ka thënë se duhet ta harrojë fitoren me veprimet e fundit që ka bërë të cilat ajo i cilëson si “pisllëqe”.
"Unë kur them se do ta marr çmimin e madh, do ta marr, është detyrim që ia kam bërë vetes që në fillim, nuk e merr ti çmimin, sidomos me këto pisllëqe që i ke sjellë brenda në shtëpi, çmimin do e marr një njëri që është i vërtetë, një njeri që është i drejtë, ti nuk je, ti e tregove veten tënde", tha mes tjerash Shqipja.
