“Kuvendi konsiderohet i ligjshëm”/ Boçi: Kemi 3 propozime të rëndësishme. Ja sa delegatë ndodhen në Pallatin e Kongreseve
Luçiano Boçi, kryetari i Komisionit të punimeve të Kuvendit Kombëtar thirrur nga Partia Demokratike e Rithemelimit, e quan këtë Kuvend të ligjshëm sa kohë është thirrur nga Kryesia, dhe në sallën e Kongreseve ndodhen më shumë se gjysma e delegatëve.
Ai lajmëron se në punimet e këtij Kuvendi do të paraqiten tre propozime të rëndësishme, përfshirë këtu edhe votëbesimin e Sali Berishës si kryetar.
Luçiano Boçi: Mbledhja është thirrur në bazë të vendimit të Kryesisë së PD dhe Kuvendi konsiderohet i thirru ligjërisht.
Numri i delegatëve është 1203 nga 1622 që është numri total i delegatëve të Kuvendit.
Për shkak të pjesëmarrjes të më shumë se gjysmë, Kuvendi i Komisionit i drejtimit të punimeve të Kuvendit, deklaroj të hapura punimet e Kuvendit.
Informoj delegatët se në këtë Kuvend to të paraqiten tre propozime të rëndësishme.
Propozimi i parë është për një ndryshim statutor që do të prezantohet nga Çlirim Gjata
Prezantimi i dytë është për miratim të një projekt rezolute nga nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi që përmban qëndrimin politik të Kuvendit.
Dhe së treti, votëbesimi i kryetarit të Partisë, që do të zhvillohet më vonë dhe do të numërohet menjëherë pas procesit të përfundimit të votimit.


