Ndërron jetë gjatë lindjes foshnja në Prishtinë, dyshohet për shkak të pakujdesisë së mjekëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2023, 11:46
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ku ka humbur jetën gjatë lindjes një foshnjë.
Rastin e ka kallëzuar në polici babai i foshnjës, i cili ka deklaruar se fëmija ka ndërruar jetë gjatë lindjes në repartin e gjinekologjisë.
Në njoftimin e policisë së Kosovës thuhet se autoritetet përkatëse janë duke hetuar rastin. Rasti është klasifikuar si trajtim i papërgjegjshëm mjekësor.