Aksident i rëndë në Athinë, automjeti merr flakë pasi hipën mbi barrierën mbrojtëse
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2023, 09:15
Një automjet është përmbysur si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe ne vazhdim ka marrë zjarr në vendin e quajtur Leoforos Kifisu ne Athinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës dhe shkaktoi radhë kilometrike në aksin që lidh Pireun me autostradën dalëse të Athinës drejt Lamais.
Si pasojë e aksidentit një person mori plagë dhe u dërgua ne spital, ndërsa për fikjen e zjarrit u deshën 4 makina zjarrfikëse me 16 forca.
Dyshohet se automjeti po ecte jashtë normave të lejuara dhe si pasojë e shpejtësisë dhe errësirës, doli nga rruga dhe u përplas me barrierën ndarëse e në vazhdim mori flakë.