FOTO/ Ky është shqiptari që u vra në derë të shtëpisë në Greqi dhe e shkuara e errët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2023, 10:44
Detaje të reja dalin nga vrasja e rëndë që ndodhi dje në Athinë ku mbeti i vrarë shqiptari Thimi Roland Droboniku alias Thimi Roland Prifti.
56-vjeçari kishte qënë i arrestuar disa herë më parë dhe akuzohej si i përfshirë në trafik droge, organizata kriminale, trafik cigaresh dhe falsifikim.
Ai u vra rreth orës 21:00 të së enjtes (30 nëntor) teksa ndodhej në rrugë, pranë një pallati në rrugën Atlantos. Kanë qënë 2 autor që goditën me pistoletë viktimën në kraharor.
56 vjeçari humbi jetën pasi u dërgua në spital dhe nuk arriti t‘ ju mbijetojë plagëve të marra.
