Vritet me armë zjarri një shqiptar në Greqi, viktima ishte rreth të 60-ve
Policia greke është vënë në alarm pak pas orës 21:00 pasi të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Paleo Faliro.
Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për një burrë me origjinë shqiptare, konkretisht nga Berati dhe me dy identitete Thimi Roland Droboniku alias Thimi Roland Prifti, i cili është qëlluar nga persona të panjohur të cilët më pas janë larguar. Ngjarja ka ndodhur në rrugën 44 Atlantos.
Sipas informacioneve, i plagosuri rreth 60 vjeç është dërguar me shenja jete me ambulancë në “Evangelismos”, pasi dyshohet se ka marrë një plumb në gjoks. Megjithatë, më pas ndërroi jetë në spital.
Policia ka nisur hetimet për gjetjen dhe kapjen e autorit/ve.
Një shtetas Shqiptar ështe ekzekutuar mbrmjen e së enjtes prej personave ende të pa njohur në rrugën Atlantos 44 në lagjien Palio faliro.
Njoftimi i policisë
Policia thotë se viktima është skeduar me dy emra: Thimi DROBONIKU ose PRIFTI, i datëlindjes 18.1.1967 nga Berati u qëllua në kokë me dy plumba të kalibrit 9mm.
Ai u dërgua në spitalin Evangjelizmos të Athinës, por mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë.
Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e autorit, i cili ishte i maskuar dhe u largua me një motorçikletë.
Burime policore thanë se viktima kishte precedentë të mëparshëm kriminale që kishin të bënin me trafikun e drogës, madje i ka qenë edhe i dënuar për këtë vepër penale.