Ibishi: Situata e qetë në veri të Kosovës, Ballkani Perëndimor vazhdon që të jetë i tensionuar
Në një intervistë për Ora News Nuredin Ibishi u shpreh se situata për momentin është e qetë dhe nën kontrollin e policisë së Kosovës në veri.
Ai tha se edhe policia e rendit kryen detyra të rendit në kalimin e kufirit, ndërsa ka një kontroll të shtuar nga KFOR.
Ibishi: Mendoj se situata për momentin është e qetë dhe nën kontrollin e policisë së Kosovës dhe kemi shtim të forcave atje që patrullojnë zonën e brishtë në veri. Edhe policia e rendit kryen detyra të rendit në kalimin e kufirit, ndërsa ka një kontroll të shtuar nga KFOR.
Situata në Ballkan e Perëndimor vazhdon që të jetë e tensionuar sepse edhe Dodik do ta shkëpusë republikën Serpska nga Bosnja. Por ashtu edhe shtimi i njësive paramilitare. Ka një ekstremizëm të shpërfaqur edhe nga kisha serbe për deklarimin e popullsisë.