"Gërdeci"/ “E veçoj (Mediun) nga Minisitrat e tjerë për korrektësinë”, Ish-drejtori i Logjistikës: Bërzhita, ishte e papërshtatshme për demontim!
Pas Fatmir Mediut Gjeneral Bardhyl Hoxha, ish-drejtor i Drejtorisë Logjistike pranë Ministrisë së Mbrojtjes dëshmoi në gjykatë për procesin ndaj Fatmir Mediut.
Në fillim nga prokurorët e çështjes u njoh nga një memo të përpiluar prej tij në dhjetor të 2006, ku i ishte kthyer një përgjigje nga drejtoria e logjistikës një fax-i të ardhur nga kompania amerikane, SAC.
Ajo propozonte që demontimi i municioneve të bëhej në Bërzhitë.
Ndërkohë përgjigjja sipas drejtorisë logjistike i ishte kthyer në harkun kohor të 24-48 orëve, shkak sipas Hoxhës ishte që Bërzhita nuk ishte vend i përshtatshëm pasi ishte pranë banesave dhe rrugës kryesore si dhe depot nuk ishin të licensuara për te kryer këtë proces.
Në dëshminë e tij Hoxha deklaroi se licensimi nuk ishte ndonjë akt u veçantë, por merrej parasysh gjendja e depos, rrethimi me tela me gjëmba dhe izolimi. Në këto kushte, Bërzhita i plotësonte këto kushte.
“Të pranishëm kanë qenë Sokrat Papadhima, specialist, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Ardian Mullai dhe një jurist. Nuk e di çfarë është bërë me Gërdecin, sepse në atë periudhë u largova nga detyra, duke marrë një post tjetër.
Kthimi i përgjigjes për 48 orë u bë pasi çështja e demontimit ishte me shumë rëndësi dhe i jepnim vëmendje çdo projekti dhe sugjerimi të mundshëm. Kishim 109 tonë municion që duhej asgjësuar.”, tha ai.
I pyetur nga njëri prej avokatëve të Mediut, për raportin me këtë të fundit, Hoxha tha: “E veçoj nga Minisitrat e tjerë për korrektësinë”.
Ndërkohë nga ana tjetër Sadik Sula, ish-ushtarak i cili ka punuar në këtë depo ka deklaruar se ka nisur punë në Gërdec, pasi ishte i papunë.
Ai ka pohuar se ka parë më sytë e tij që zjarri ka nisur në një karrocë, që sipas tij ka pasur 2 ose 2 thasë me barut. Thënë këtë, ai lë të nënkuptohet se shpërthimi në Gërdec ka ndodhur për shkak të një gabimi njerëzor.


