Dita e Çlirimit/ Meta: Ngjarje e lavdishme në historinë e popullit shqiptar! LANÇ do të mbetet një frymëzim për të gjithë brezat
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve” me rastin e Ditës së Çlirimit të Shqipërisë.
Meta ishte i shoqëruar nga eksponentë të tjerë të kësaj force politike, si Agim Nesho, Edmond Haxhinasto, Tedi Blushi, Endrit Braimllari etj.
Ndërkohë me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kreu i PL-së shkruan se kjo është nga ngjarjet më të lavdishme në historinë e popullit shqiptar.
Më herët kurora me lule vendosën krerët e lartë të shtetit, Presidenti Begaj, kryeparlamentarja Nikolla dhe kryeministri Rama.
Kujtojmë se sot festohet 79-vjetori i Çlirimit të vendit nga forcat gjermane.
Këtë ditë politika e feston të ndarë, pasi debati mbi largimin e ‘Gjermanit të fundit’ nga Shqipëria e vitit 1994, është ende i hapur, duke ndarë të dyja palët në festimin e Ditës së Çlirimit të vendit.
E djathta feston 28 nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit, ndërsa 29 nëntori është festë vetëm për të majtën.
Postimi i Metës:
Gëzuar 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të Shqipërisë, një nga ngjarjet më të lavdishme në historinë e popullit shqiptar.
Mirënjohje të përjetshme për të gjithë ata djem dhe vajza të kombit, të cilët sakrifikuan gjithçka për lirinë e vendit.
Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare do të mbetet gjithmonë një frymëzim për të gjithë brezat që duan një Shqipëri të lirë, europiane, të zhvilluar dhe të begatë.
