Ish-kryebashkiaku i Bulqizës kërkon lirinë, Lefter Alla bën rekurs vendimit të Apelit
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2023, 11:56
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë.
Ish-kryebashkiaku i akuzuar për "shkelje të barazisë në tendera" dhë "shpërdorim të detyrës" i ka bërë rekurs vendimi të Apelit që nuk zëvendësoi masën "arrest në burg" ndaj tij në një masë më të butë.
Dosja në ngarkim të Allës dhe 11 të dyshuarve të tjerë ka kaluar për gjykim në gjykatën e posaccme të shkallës së parë dhe në seancën e radhës SPAK do të relatojë konkluzionet përfundimtare
