Serbia uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Mezi presim të forcojmë marrëdhëniet tona
Ministria e Jashtme e Serbisë ka uruar Shqipërinë dhe popullin shqiptar për 111-vjetorin e Pavarësisë.
Me anë të një postimi në rrjeti social “X”, ministria serbe, shkruan po ashtu se mezi pret që të forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe dialogun e ngushë”.
“Urimet tona më të sinqerta për kolegët tanë në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë dhe popullit të Shqipërisë me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Ne mezi presim të forcojmë më tej marrëdhëniet tona miqësore dhe dialogun e ngushtë”, shkruhet në mesazhin e Ministrisë së Jashtme serbe.
Më parë Shqipërinë për 111-vjetorin e Pavarësisë e uruan edhe Ambasada e SHBA në Tiranë, ambasada Britanike, e Sekretar i Shtetit, Antony Blinken.
Our most sincere felicitations to our colleagues at @AlbanianDiplo and to the people of #Albania on the occasion of their #IndependenceDay.
— MFA Serbia ???????? (@MFASerbia) November 28, 2023
We look forward to further enhancing our friendly relations and close dialogue. ???????????????????? pic.twitter.com/U0muKDRjek
