79-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit homazhe tek ''Varrezat e Dëshmorëve''

Në Ditën e Çlirimit nderohen dëshmorët e atdheut pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.

Të pranishëm në homazhe, janë Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.

Kryeministri Edi Rama gjithashtu ka mbërritur në këtë ceremoni, ndërsa përfaqësues të opozitës nuk do të jenë të pranishëm.

Në këtë ceremoni nuk kanë munguar edhe ithtarë të diktatorit Enver Hoxha, të cilët në ambientet e jashtme kanë vendosur edhe simbole të komunizmit.