Nuk e rrahën policët! Ekspertiza zbulon vdekjen e Lear Kurtit: Gëlltiti kokainë
Pas më shumë se 1 viti hetime prokuroria e Tiranës ka arritur në përfundimin se Lear Kurti ka humbur jetën si pasojë e konsumit të lartë të kokainës. Konkluzioni ka ardhur pas ekspertizës mjeko ligjore ku u zbulua se ai gëlltiti një qese me një dozë droge. Pas kësaj edhe hetimet për tre policët që e shoqëruan u mbyllën.
Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurtit mbrëmjen e 20 tetorit të vitit të shkuar.
Sipas akt ekspertizës së mbërritur në gjykatë rezulton se i riu ka humbur jetën nga mbi doza pasi gjatë momentit të ndjekjes nga policia ai ka gëlltitur një qese e cila brenda saj kishte kokainë.
Ekspertët thonë se gjatë momentit të gëlltitjes mbështjellja është çarë çka ka bërë që e gjithë doza e drogës të përhapej në stomak.
Sipas dosjes hetimorë pasi Kurti ka ndaluar së vrapuar policët e komisariatit nr. 3 në Tiranë kanë bërë shoqërimin e tij në polici.
Sapo 32 vjeçari ka hyrë në korridorin e komisariatit ka humbur ndjenjat dhe efektivet e kanë dërguar në spitalin e traumës ku është konfirmuar vdekja e tij.
Për këtë ngjarje AMP pezulloi deri në fund të hetimeve 3 punonjësit që bënë shoqërimin. Por ekspertiza ka zbuluar se nuk ka gjetur shkelje të tyre.
Humbja e jetës së Lear Kurtit solli edhe reagimin e qytetarëve teksa për 5 ditë mbushën u zhvilluar dhe protesta nga ministria e brendshëm tek Kryeministria.
