(VIDEO) 111-vjetori i Pavarësisë/ "Parada e Shqiptarëve" në Tiranë, 150 ansamble popullore nga trojet shqiptare të pranishëm

Skënderbeu ngriti flamurin në Krujë në 28 nëntor të vitit 1443 dhe bëri bashkë shqiptarët në luftën për bashkim.

Po ashtu edhe sot i priu dhe paradës në Tiranë.

Me veshjen e heroit kombëtar i hipur mbi kalin e bardhë përshkroi bulevardin nga sheshi Nënë Tereza.

Pas tij diasporës e Amerikës me simbolet e tyre. shqiptarët e angazhuar në policinë e New Jorkut u bënë po ashtu pjesë të shoqëruar me tingujt shqiptar

Me valle e këngë trojet nga Presheva, Ulqini, Tetova, e Kosova marshuan me këngët e trevave e me veshjet unike të tyre të ruajtura me fanatizëm

Nuk munguan tupanët.

Radhën e kishin qytetet brenda kufirit shtetëror.

Paradës nuk mundet t’i mungonte plaku i urtë i Vlorës dhe ministrat e tij.

Tirana u përfaqësua me trupën e saj.

Gjithçka vijoi me prezantimin e kryeqytetit të sotëm.

Ceremoniali u mbyll me arbëreshët si qershia mbi tortë me traditat që i kanë ruajtur me fanatizëm për më shumë se 5 shekuj.

Të vegjël e të rritur ndoqën paradën, por edhe dhanë urimet e tyre.

Nuk munguan as të huajt.

Me dorë në zemër dhe me nderime ushtarake në shesh u ndoq ngritja e flamurit kombëtar.