Reshjet e dendura të dëborës, ARRSH njoftim mbi gjendjen e akseve rrugore: Qarkullimi pa probleme në akset nacionale
Autoriteti rrugor shqiptar ka dalë me një njoftim mbi gjendjen e akseve rrugore pas reshjeve të dendura të dëborës ditën e djeshme dhe bllokimit të disa rrugëve. ARRSH njofton se qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale, teksa i bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë.
Njoftimi i ARRSH-së:
Njoftim mbi gjendjen e akseve rrugore
Gjatë orëve të natës dhe në mëngjes, intensiteti i reshjeve ka rënë në të gjithë territorin
Temperaturat kanë qenë në ulje deri në -6 në zonat malore
Grupet e punës të mirëmbajtjes kanë punuar pa ndërprerje në të gjitha akset me prezencë dëbore për pastrimin, zgjerimin dhe evitimin e ngricave
Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore
