Interesi për ndërtime të reja vazhdon trendin rritës, INSTAT: Janë dhënë 1299 leje për 9 muaj

Interesi për ndertime të reja, vazhdon trendin rritës. Kjo sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të cilat tregojnë se në 9 muajt e këtij viti janë dhënë gjithsej 1299 leje ndërtimi, 294 më shume se vitin e kaluar.

Referuar raportit, numri i lejeve eshte akorduar më tepër në ato rezidencialet kryesisht nga ndërtesa me një kat ose me dy, dhe më pak në ndertesa për hotele dhe zyra.

Nga 361 leje gjithsej të dhëna ne 3 mujorin e tretë në vitin aktual, 289 janë dhënë për ndërtime rezidente ndër të cilat 72 për ato jorezidentë kryesisht për ndërtesa industriale.

Ndërsa sipas të dhënave marrë kjo sipas qarqeve, 3 janë ato të cilat përfaqësojnë 73% të totalit të lejeve të dhëna për ndërtime gjatë 3 mujorit të 3 të këtij viti.

Durresi kryeson listen me 125 leje, ndjekur me pas nga Tirana qe jane leshuar 100 dhe qarku I Korces me 43 leje.

Megjithate pavarsisht se Durresi eshte ne vendin e pare per lejet e ndertimit e dhena, sa I takon siperfaqes se lejes se miratuar Tirana mban kryesimin me 327.930m2 kundrejt 67.719m2 të dhëna nga bashkia bregdetare. 

Sektori i ndertimit vazhdon te kete nje aktivitet te vrullshem vitet e fundit,e raportuar kjo edhe sipas te dhenave nder vite, duke mos shenuar shenja ngadalsimi, duke e kthyer ate si nje nder sektoret kryesore qe mbeshtet rritjen ekonomike n vendin