"Nuk jam dakord me mimikat", Olta kritikon Enxhin, ndërhyn Silvester: Po ma luante mua...

Mbrëmjen e djeshme, në spektaklin e kërcimit "DWTS", Enxhi dhe Silvester erdhën me një "Quickstep" me këngën e Françesk Radit që titullohet "Humba Pranverën".

 Pavarësisht vështirësisë së koreografisë, dyshja u kritikua nga juria, e sidomos nga Olta Gixhari, e cila iu drejtua Enxhit duke i thënë se sipas saj e ka lënë pas dore kërcimin.

Një pjesë nga biseda:

Olta: O enxhi, dëgjo! Ti e di që kërcen mirë, dhe ne e dimë që kërcen shumë mirë. Edhe që ke pikët maksimale e dimë. Megjithatë më duket se e ke lënë pak mbas dore ngaqë ke këtë vetësigurinë, dhe i ngarkon kërcimet pak më shumë seç duhet. Këtë ndjesi më jep. Nuk jam dakord me mimikat gjithashtu.

Enxhi: Kërcimi është i gëzueshëm. Është muzikë shqiptare. Mbi të gjitha është "Humba Pranverën" e Françesk Radit. E para nuk është më, ta kujtojmë siç duhet. E dyta, është atmosferë e gëzueshme, dhe në momentin që unë buzëqesh në ato pjesët që janë tradicionale shqiptare popullore unë nuk mund të iki me nerva, se jam një nuse shqiptare.

Olta: Ka një masë që të qëndrosh brenda stilit. Të nxjerrësh gjuhën e të bësh kështu... që unë di ti ndajë shumë mirë, kush janë të tuat personale, e kush janë brenda stilit, unë them ta punosh pak këtë pjesë, sepse më duket se të është bërë zakon. Se e shikoj se e ke në çdo performancë e më duket se e bën pak pa dashje, sikur nuk e kupton. Dhe kjo më jep ndjesinë sikur e ke lënë pas dore.

Enxhi: Performancat kurrë nuk i lë pas dore. jo vetëm unë por edhe Silvi është kërkues.

Silvester: Është sipas këngës, po ma luante mua. Do ta mbyll derën ose do të lë jashtë...