Ish-polici që vrau George Floyd në SHBA, sulmohet me thikë në burg
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2023, 07:43
Ish-polici Derek Chauvin, i cili u dënua për vrasjen e George Floyd në maj 2020, u godit me thikë të premten nga një i burgosur tjetër në Arizona.
Sulmi ndodhi në një burg i sigurisë së mesme në Tucson. Byroja e Burgjeve konfirmoi se një person u sulmua në FCI Tucson rreth orës 12:30 me kohën lokale.
Në deklaratën e Byrosë, thuhet se i plagosuri u dërgua menjëherë në spital për trajtim mjekësor. Në prill 2021, Chauvin u dënua me akuzat shtetërore për vrasje të paqëllimshme të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje të shkallës së dytë.
Ai u dënua me 22 vjet e gjysmë burg . Muaj më vonë, Chauvin u deklarua fajtor për akuzat federale për privimin e Floyd nga të drejtat e tij civile dhe u dënua me 21 vjet burg.
