Punonjësit e Amazon në grevë: Kërkojmë kushte më të mira...

Punonjësit e Amazon në Mbretërinë e Bashkuar do të hyjnë në grevë sot, kur është edhe e "Premtja e Zezë", një nga ditët më të ngarkuara të blerjeve për kompaninë.

Më shumë se 1,000 staf në magazinën e firmës, në Coventry, pritet të marrin pjesë në grevë, bëri të ditur sindikata GMB. Shkak për revoltimin e punonjësve është bërë një mosmarrëveshjeje e gjatë mbi pagat dhe kushtet e tyre të punës.

Nga ana tjetër, gjiganti i shitjes me pakicë në internet i ka siguruar klientët që nuk do të preken nga greva e punonjësve.

Një protestë do të mbahet edhe jashtë selisë së Amazon UK në Londër, ndërsa greva dhe demonstrata të koordinuara do të mbahen edhe në vende të tjera evropiane dhe në SHBA.