Irani ekzekuton 21-vjeçarin, i arrestuar pas protestave anti-qeveritare
Irani ka ekzekutuar një tjetër të ri, të arrestuar e dënuar me vdekje pas protestave antiqeveritare që përfshinë vendin gjatë vitit të kaluar.
Sipas burimeve të BBC, 21-vjeçari Milad Zohrevand, 21 vjeç, u dënua me vdekje të enjten në mëngjes në një burg në qytetin perëndimor të Hamadanit.
Por ende pa u bërë 24 orë nga vendimi, grupi i të drejtave të njeriut Hengaw tha gjithashtu se kishte marrë raporte për ekzekutimin.
Zyrtarisht nuk ka një konfirmim nga gjyqësori i Iranit, i cili e shpalli fajtor të riun për vrasjen e një anëtari të Gardës Revolucionare gjatë një demonstrate.
Siaps të njëjtave burimeve 21-vjeçarit iu mohua avokati gjatë gjithë paraburgimit dhe gjykimit. Nëse ekzekutimi konfirmohet, Zohrevand bëhet protestuesi i tretë që vritet me vendim gjykate pas tubimeve të vitit të kaluar.
Një raport i fundit nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres paralajmëroi se në shtatë rastet e mëparshme, informacioni "tregonte se procedurat gjyqësore nuk përmbushnin kërkesat për një proces të rregullt dhe një gjykim të drejtë".
Protestat kundër institucionit klerik të Iranit shpërthyen në shtator të vitit 2022 pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Amini, 22-vjeçares e cila u arrestua nga policia e moralit për dyshimin se mbante hixhabin e saj "në mënyrë të pahijshme".
Qindra njerëz janë vrarë dhe mijëra janë arrestuar nga forcat e sigurisë, të cilat i kanë portretizuar protestat si "trazira".
