Liban, OKB paralajmëron për rrezikun e përshkallëzimit të dhunës

Kreu i Forcave të Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Libanin Jugor (UNIFIL) paralajmëroi sot për rrezikun e përshkallëzimit të dhunës midis Izraelit dhe Hezollahut në Libanin jugor, duke e konsideruar atë “shkatërrues”.

Deklarata e komandantit të UNIFIL, gjeneralit Aroldo Lazaro erdhi pas arritjes së armëpushimt midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza, i cili duket se solli qetësi në kufirin izraelito-libanez.

Me shpresën për zgjidhje afatgjata, Lazaro i kërkoi Izraelit dhe grupit militant Hezbollah që të ndalin këtë cikël dhune. “Çdo përshkallëzim i mëtejshëm në Libanin jugor mund të ketë pasoja shkatërruese”, tha ai.