Protesta të dhunshme në Dublin pasi tre fëmijë u plagosën me thikë pranë një shkolle

Protesta të dhunshme shpërthyen në Dublin pasi tre fëmijë dhe dy të rritur u plagosën me thikë pranë një shkolle! Disa protestues u përleshën me policinë, dogjën vetura dhe plaçkitën dyqanet në.

Të pajisur me mjetet për protesta, policia ruajti rrugët e kryeqytetit irlandez ndërsa turmat brohorisnin dhe ndiznin fishekzjarre.

Pranë urës O'Connell, mbi lumin Liffey,  iu vu zjarri një makine dhe një autobui, ndërsa turmat hynë në dyqane dhe plaçkitën një nga rrugët kryesore tregtare të qytetit.

Trazirat, të cilat konsiderohen më të rëndat në Dublin ndër vite erdhën pasi një vajzë pesëvjeçare pësoi lëndime të rënda nga një goditje që dyshohet të ketë qenë me thikë, në sheshin Parnell East në veri të Dublinit qendror.

Dy fëmijë të tjerë dhe dy të rritur, në mesin e të cilëve një grua dhe i dyshuari për sulmin, u dërguan në spital pas incidentit, rreth orës 13:30. Reagimet në mediat sociale për kombësinë e autorit nxitën trazirat pas sulmit, por polciia sqaroi se nuk kishin të bënin me një rast terrorist.

Protestat u përndrua në një lagje të Dublinit ku ka një numër të lartë emigrantësh ndërsa thirrjet kundër tyre ishin të shumta

Duke i etiketuar "skena të turpshme", shefi i  policisë  tha se një "fraksion i drejtuar nga ideologjia e ekstremit të djathtë" qëndron pas trazirave në Dublim!

Të paktën 400 efektivë policie u angazhuan për të rivendosur rendin në Dublin, teksa shumë protestues u arrestuan.