"Lojë kungulleshash" Bardhi i përgjigjet Bashës: Meme e gatshme! Sa kate ke marrë te Kulla, 2, 3 apo 4?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2023, 15:03
Pas akuzave të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha se Sali Berisha dhe Gazment Bardhi po përdornin Kuvendin për interesa personale, vjen një reagim nga ky i fundit.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Bardhi ironizon deklaratën e Bashës, ndërsa thekson se kjo është meme e gatshme.
"Pyetje: Ka mbyll derën e katit të parë apo katit të dytë të Kullës?! Përgjigje: Lojë kungulleshkash/ Sa kate? 2. Jo; Po sa? 3. Jo; Po sa? 4…"
