Rama i prerë: Nuk negociojmë me non-gratat, as me zëdhënësit e tyre që kanë hall personal me drejtësinë
Kryeministri Edi Rama thotë se nuk mund të ngrejë komisione hetimore me thashetheme siç i quan ai pretendimet e opozitës, duke theksuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë.
Gjatë konferencës për shtyp, ai tha se Rregullorja ka përcaktuar që një deputet përjashtohet vetëm 10 ditë edhe kur vë zjarr në Kuvend dhe përtej këtij vendimi sipas tij duhet të veprojë drejtësia.
Rama: Së pari ne nuk negociojmë me non gratën dhe me asnjë zëdhënës të non gratës. Këtë e kemi thënë që ditën e parë, nuk është e re. Non grata dhe zëdhënësit e tij, që kanë marrë përsipër që për një hall krejtësisht personal me drejtësinë e re, të kthejnë parlamentin në një shesh për të bërë përshesh dhe i gëzohen faktit që ndezja deri dhe e flakës në sallën e parlamentit, merr dhenë nëpër gjithë mediat e botës, a thua se kjo sjell gjë tjetër përveç shkarravitjes së imazhit të Shqipërisë, janë në të drejtën e tyre të bëjnë zgjedhjet e tyre.
