Berisha e akuzoi për tenderat e vajzës, Rama: Asnjë nga familjarët e mi nuk kanë përfituar një qindarkë nga fondet publike!
Akuzave të vazhdueshme të Sali Berishës për përfitimin e familjarëve, kryeministri Edi Rama i mohoi gjatë një konference për shtyp, duke theksuar se nuk kanë fituar asnjë qindarkë nga fondet publike.
Rama: Më vini në pozitë të vështirë se nuk jam i prirur ti përgjigjem akuzave të diukujt që është subjekt, i Listës së Zezë të SHBA dhe Britanisë për korrupsion, dhe subjekt i drejtësisë në Shqipëri. Përgjigjia ime është kurrë. Në asnjë rast, asnjë anëtar i familjes time nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike.
Dua që ta mësojnë të gjithë që edhe ata të cilët mbase mund të impresionohen me akuza absurde për miliona euro për fluturime që unë dhe të gjitha rastet që anëtarë të familjes sime udhëtojnë me mua, udhëtoj në dy mënyra; në rastet e vizitave zyrtare si kryeministër me avionin përkatës, me të gjitha rastet e tjera me avionët e linjave si të gjithë shqiptarët.
