Federata e opozitës/ Berisha: I marr seriozisht propozimet e aleatëve! Aleanca të reja krijoj, por të vjetrat nuk i harroj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2023, 15:00
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në konferencën e përjavshme me gazetarët, kur ndër të tjera u pyet edhe propozimin e bërë së fundmi nga aleatët e opozitës për krijimin e një federate dhe mundësisë që të “tradhtojë” Metën.
Berisha tha se e ka në natyrën e tij që të studiojë dhe të marrë seriozisht propozimet e aleatëve, duke shtuar se ai është i hapur për krijimin e aleancave të reja, por nuk i harron të vjetrat.
“Është në natyrën time që i studioj dhe i marr seriozisht propozimet e aleatëve. Po e studion propozimin e tyre. Unë jam i hapur për krijimin e aleancave të reja, por nuk i harroj të vjetrat” , tha shkurtimisht Berisha.
