Habit mjekja estetiste: Shumë meshkuj po kërkojnë zmadhimin e organit gjenital...

Ditën e djeshme, në emisionin "Shqipëria Live" u fol sot për ndryshimet estetike që kërkojnë më së shumti meshkujt shqiptarë.

Teksa po fliste për këtë temë, mjekja estetiste Serena Hoxha, tregoi se botoksi, ndërhyrja në hundë dhe tek veshët janë kërkesat më të shumta.

Përveç kësaj, ajo shtoi se gjithnjë e më shumë, meshkujt shqiptarë po kërkojnë ndërhyrje në organin gjenital.

"Ka gjithmonë e më shumë meshkuj që po vijnë e po kërkojnë zmadhimin e organit gjenital që konsiston në zgjatjen dhe rritjen e trashësisë.

Është shumë e vërtetë sepse ka shumë që nuk ndjehen mirë me veten e tyre dhe kërkojnë një operacion të tillë", tha estetistja.