Rritje pagash për mjekët, Koçiu: Në vitin 2024, fokus rritja e formimit të kapaciteteve të stafit shëndetësor

Në kuadër të ditës botërore të prematuritetit, Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu vizitoi maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Gjatë takimit, ministrja u shpreh se për vitin 2024 është gati paketa financiare për mjekët.

Ministria e Shëndetësisë e ka gati paketën financiare për rritjen e pagave të mjekëve gjatë vitit 2024.

Lajmi u bë i ditur nga vetë ministrja e Shëndetësisë Albana Kocciu, gjatë vizitës në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, në kuadër të ditës botërore të Prematuritetit.

“Rritja e pagave do të vijojë edhe për vitin 2024. Do të kemi rritje të posaçme të dedikuar për mjekët e përgjithshëm dhe për infermierët”

Gjatë vizitës, ajo gjithashtu falenderoi stafin mjekësor për punën e bërë teksa theksoi se shpëtimi i jetëve të nënave dhe fëmijëve është heroike.

“Unë besoj që me rikonstruksionin e godinës së këtij materniteti, me vijimin e fazës së dytë të investimit edhe për gjatë vitit 2024, ju do të keni mundësinë të punoni në struktura bashkëkohore, duke ju mbështetur edhe me pajisje bashkëkohore me qëllim që të vijoni të bëni akoma më mirë këtë punë të lavdërueshme dhe profesionale që keni bërë deri tani dhe jam e sigurt që do të vijoni ta kryeni.”

Rreth 15 milion fëmijë lindin prematurë në botë çdo vit, me një raport 1 në 10 të të gjitha lindjeve.