Drake bën një tatuazh në fytyrë, zgjedh gjuhën arabe

Reperi me famë botërore, Drake u fotografua së fundmi me një tatuazh mbi harkun e vetullave, që sipas dashamirësve të tij, nuk i përshtatet fare.

Mbi vetull është shkruar "miskeen", e cila përkthehet "i varfër" ose "patetik" në arabisht dhe amharisht, por në Toronto, qyteti i lindjes së reperit, përdoret për të përshkruar një person "të ëmbël dhe të pafajshëm".

Megjithatë, Drake nuk ka dhënë ndonjë kontekst pas kuptimit të tatuazhit të fundit. Por, dashamirësit e konsideruan si ikonike fjalën dhe mendojnë se ai po e cilëson veten si "i varfër".

"Djali jeton në një rezidencë 150 milionë dollarëshe," shkroi dikush në platformën "X" (Twitter).

"Nëse Drake është i varfër, cila është fjala e duhur për ne të tjerët?", tha një tjetër.

Drake mund të jetë "miskeen", por zotëron një rezidencë me vlerë 100 milionë dollarë në Toronto. Shtëpia luksoze është 50,000 metra katrorë.

Brenda shtëpisë, Drake ka një koleksion me çanta Birkin që i ka mbledhur për gruan e ardhshme.

Reperi gjithashtu zotëron gjithashtu një shtëpi me vlerë 65 milionë dollarë.

Drake bën një tatuazh në fytyrë, zgjedh gjuhën arabe