Zakonet e përditshme që po ju shkatërrojnë thonjtë
Thonjtë e fortë e të shëndetshëm janë tregues të shëndetit të mirë, por nuk kanë të pakta rastet kur ato dëmtohen.
Burimi i thonjve të brishtë që thyhen dhe marrin forma e ngjyra të çuditshme mund të jenë disa zakone të përditshme.
Lexoni më shumë në këtë artikull për të kuptuar disa nga shkaqet e vërteta anësore të dëmtimit të thonjve tuaj.
Përdorimi i manikyrit
Megjithëse mund të duhet një proces i padëmshëm lënia e manikyrit për një kohë të gjatë në thonj mund t’i dëmtojë ata.
Kjo për shkak se nuk marrin ajër dhe janë gjatë gjithë kohës nën kontakt me kimikatet e manikyrit.
Nëse shikoni që po marrin ngjyrë të verdhë e ju thyhen shpejt, hiqni dorë për disa kohë nga rregullimi i tyre me manikyr apo materiale të ngjashme.
Mos larja
Tashmë këshilla e larjes së duarve disa herë në ditë është një rutinë thuajse e detyruar. Megjithatë shpesh njerëzit nuk i lajnë në mënyrën e duhur, duke përjashtuar thonjtë nga ky proces.
Është e rëndësishme të fërkoni dhe lani mirë edhe thonjtë kur lani duart në mënyrë që të largoni të gjithë bakteret që mund të jenë mbledhur nën to.
Keqtrajtimi
I keni parasysh të gjitha momentet kur keni përdorur thonjtë për te hapur një kanaçe, për të kapur sende të forta apo procese të tilla të ngjashme?!
Të gjitha së bashku dëmtojnë dhe dobësojnë thellësisht thonjtë tuaj, ndaj ju këshillojmë të ndaloni.
