FOTO/ Ja si dukej Alba Vukaj para operacioneve plastike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2023, 17:30
Një nga banoret e spektaklit televiziv "BBVK2" që arriti të fitoj zemrën publikut është Alba Vukaj.
Me respektin, sjelljen dhe pamjen e saj, Alba u kthye në një ndër personazhet më të komentuar.
Mirëpo edhe pse është konsideruar si një nga vajzat më tërheqëse të këtij formati, shumë kanë komentuar edhe ndërhyrjet estetike të saj në fytyrë të cilat vërehen te hunda, buzët apo mollëzat.
Në një foto të vjetër të publikuar së fundmi në rrjet, vihet re se Alba ka bërë disa ndryshime thelbësore në fytyrë, për të pasur tipare më të rregullta.

