PAMJE/ Aksidentohet gazetarja Sonila Meço, vetura përplaset në shtyllë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2023, 17:44
Gazetarja e njohur, Sonila Meço, është përfshirë në një aksident gjatë mesditës së sotme, në Tiranë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në zonën e njohur si "Kodra e Diellit", në periferi të kryeqytetit, teksa gazetarja po drejtonte makinën e saj fuoristradë, tip "Dodge".
Paraprakisht dyshohet se gazetarja ka humbur kontrollin e drejtimit të makinës duke u përplasur me një shtyllë në anë të rrugës.


