Zake: Projektbuxheti i vitit 2024 për herë të parë kalon vlerën e 7 miliardë euro shpenzime publike
Deputetja e Partisë Socialiste, Eni Zake në një intervistë në Ora News foli për projektbuxhetin e 2024-ës. Zake u shpreh se projektbuxheti i 2024-ës për herë të parë kalon vlerën e 7 miliardë euro shpenzime publike.
‘’Projektbuxheti është dokumenti më i rëndësishëm që parlamenti miraton. Projektbuxheti i vitit 2024 për herë të parë kalon vlerën e 7 miliardë euro shpenzime publike.
Është parashikuar që të ardhurat e pritshme për vitin 2024 të jenë 675 miliardë lek, ndërkohë që shpenzimet në vlerën e 736 miliardë lek. Pra kemi një rritje prej 25 miliardë lekësh në krahasim me buxhetin e pritshëm të vitit 2023.
Prioritetet në të cilat është fokusuar ky buxhet, shpenzimet më të mëdha fokusohen tek politika e rritjes së pagave’’tha ndër të tjera Zake.
