Moti i keq, anulohen përkohësisht lundrimet nga Porti i Durrësit drejt Barit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2023, 12:52
Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, lundrimet nga Porti i Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas mbrëmjen e sotme janë anuluar.
Ndërkohë, trageti i linjës Durrës-Ancona dhe anasjelltas do të vijojë lundrimin normalisht sipas parashikimit.
Referuar parashikimeve, forca e erës pritet jetë 20-30 m/s, ndërsa dallgëzimi në det të hapur pritet me lartësi dallge deri 1.70-3.50 m.