VIDEO/ I shkruante i fejuari i shoqes, Santiana tregon historinë e saj
Santiana Maloku, e cila është një prej banoret e spektaklit televiziv "BBVK2", ka treguar një histori të saj që lidhet me platformat ku shkëmbehen mesazhe e foto.
Teksa po qëndronte bashkë me Shqipen, Adrin dhe Lindën, modelja ndau një rast interesant që i kishte ndodhur disa vite më parë.
Santiana tregoi se i kishte shkruar i fejuari i shoqes së saj, ndonëse e kishte në "listën e të bllokuarve" në platformën "Snapchat".
"Çfarë rasti më ka ndodhur. Ishim me një dasmë me të dashurin tim dhe në tavolinë aty me disa shokë e shoqe. I dashuri i një shoqes time aty, unë si emër e kam njohur edhe si figurë, i fejuari", u shpreh ajo.
"Kem në dasmë u krye ai muhabet, hy unë pas një kohe në Snapchat te lista e bllokave veç thash hajt të shoh, kur e kam parë emrin si me thënë Adri, edhe e dija se ka shkruar diçka që nuk është dashur, më moti. Veç i thash të dashurit tim, shikoje", tha ajo.
Të tjerët më pas e pyetën se si kishte vepruar, teksa Maloku theksoi se nuk kishte bërë asgjë.
