Asociacioni dhe bisedimet Kosovë-Serbi, Kabashi: Ka paqartësi në lidhje me marrëveshjen
Nga Katerina Hysenllari Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2023, 16:07
Analisti, Bekim Kabashi në një intervistë në Ora News foli për Asociacionin dhe bisedimet në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë. Kabashi u shpreh se ka paqartësi në lidhje me marrëveshjen.
Kabashi tha gjithashtu edhe se kryeministri i Kosovës ka vendosur disa kushte.
‘’Kemi paqartësi në lidhje me marrëveshjen.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vendosur disa kushte’’, tha ndër të tjera Kabashi.
