Bislimi: Shqetësimet për autonomi për veriun i japin vetëm analistët në studio televizive

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociator për dialogun me Serbinë, ka thënë se vlerësimin final për Asociacionin do jep Gjykata Kushtetuese.

Bislimi duke dhënë detaje për takimin e djeshëm në Bruksel, tha se shqetësimet për autonomi për veriun i japin vetëm analistët në studio televizive, ndërsa ata nuk funksionojnë në këtë mënyrë.

Krahas kësaj, Bislimi tha se është dhënë si afat java e ardhshme për zbatimin e marrëveshjes për energji.

Këto komente, Bislimi i bëri pas pjesëmarrjes në tryezën ndërparlamentare të Komisioneve për Punë të Jashtme të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.