Mustafa: Asociacioni mund të zgjasë më shumë seç ka zgjatur deri tani, Serbia kërkon ndërhyrjen në Kushtetutën e Kosovës
Kryetari i PDSH-së në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa në një intervistë në Ora News foli për takimet e Lajçak me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë. Mustafa u shpreh se tema e Asociacionit mund të zgjasë akkomë më shumë se cka zgjatur deri tani dhe se Beogradi ka si qëllim ndërhyrjen në Kushtetuteshmërinë e Kosovës.
‘’Tani mbase po fillon një fazë e re ku drejtpërdrejt po bisedohet rreth projekt statutit të komunave me shumicë serbë në Republikën e Kosovës. Të ashtuquajturin Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Në këtë fushë, ekipet negociuese kanë hapur një temë e cila do të zgjasë akoma më shumë se deri tani. Sepse në disa lajme që kemi parë në mëngjes, diku reth 18 ekspertë të fushës të dërguar nga Beogradi në Bruksel për të qenë më afër ngjarjeve rreth përmbajtjes të tekstit të statutit të komunave me shumicë serbë në Kosovë.
Kjo sjellje e Beogradit ka si qëllim ndërhyrjen flagrante në Kushtetueshmërinë e Republikës së Kosovës’’, tha ndër të tjera Mustafa.
