Debate në gjyq, shtyhet në 1 dhjetor seanca për Laert Haxhiun pas përplasjeve mes avokatit dhe relatorit

Në javën e parë të dhjetorit prokuroria do të paraqesë provat ndaj Laert Haxhiu. Vendimi u mor në seancën  e kësaj të premteje, ku u zhvillua dhe debat për mbrojtjen e të akuzuarit si kreu i bandës së Lushnjes.

Seanca e gjykatës së posaçme kundër Laert haxhiut është përfshirë nga debatet mes gjyqtarit Erjon Çela dhe avokatit Detar Hysi. Ky I fundit ka kërkuar të mos e përfaqësojë më të konsideruarin si kreu I bandës së Lushnjes.

Në seancë ai është shprehur se Haxhiu nuk preferon të përfaqësohet nga Detar Hysi duke shtuar se të njëjtin qëndrim kanë dhënë edhe familjarët.

Por të kundërtën ka argumentuar relatori i çështjes, gjyqtari Erjon Cela. Sipas këtij të fundit, Hysi do të qëndrojë në këtë detyrë deri sa avokati kryesisht Elvis Gorishti të jetë njohur me çështjen.

Madje përfaqësuesi i togave të zeza i ka kërkuar Hysit që në seancën e radhës të paraqesë shkresën e firmosur nga vetë Laert Haxhiu ose nga familjarët e tij.

procesi ndaj 33 vjeçarit do te vijoj ne mungesë pasi I akuzuari ka refuzuar marrjen dijeni për çështjen e nisur në shqipëri ndërsa është në  burg në Greqi ne pritje të një vendimi për ekstradimin ose jo drejt vendit tone.

seanca e radhës do të zhvillohet në 1 dhjetor ku akuza e përfaqësuar nga Dolorez Musabelliu do të paraqesë provat shkresore

Laert Haxhiu është duke u gjykuar për atë qe njihet si Masakra e Lushnjes e ndodhur ne shtator te 2017. Ne atë ngjarje humben jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Objektivi i atentatit dyshohet te ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.