Panairit të Librit i ribashkohet edhe “SIGAL Audiobooks”
Sigal Audiobooks i është ribashkuar edhe këtë vit panairit të 26-të të librit në Tiranë.
Platforma e parë dixhitale e librave audio në shqip, e cila sjell te shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve pa asnjë kosto, librat e autorëve më të njohur vendas dhe të huaj.
Nisi ditën e sotme, në mjediset e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, Panairi i 26 i Librit, një ngjarje mbarëkombëtare e kulturës.
Panairi, traditë e përvitshme tashmë, mbledh bashkë shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, shkrimtarë, poetë, përkthyes dhe lexues, ku njihen me botimet e reja, diskutojnë mbi problematikat e letërsisë bashkëkohore, përkthimit në gjuhën shqipe dhe shumë aktivitetet të tjera me të autorë dhe studiues.
Por këtë vit, panairit i ribashkohet edhe e vetmja “Librari Dixhitale” në Shqipëri, “SIGAL Audiobooks”.
Platforma e parë dixhitale e librave audio në shqip, e cila sjell te shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve pa asnjë kosto, librat e autorëve më të njohur vendas dhe të huaj, do të jetë për 5 ditë rresht me stendën e saj në panair ku çdo vizitor do të ketë mundësinë të njihet nga afër se çfarë është kjo platformë, çfarë ofron, si mund të përdoret dhe të testojnë live aplikacionin.
SIGAL Audiobooks rritet ditë pas dite dhe muaj pas muaji me platformën që sot numëron mbi 300 tituj librash nga zhaner të ndryshëm dhe mbi 50 mijë përdorues nga Shqipëria, Kosova, Evropa, SHBA dhe mbarë bota.
Librat mund të dëgjohen falas në çdo kohë nga celulari ose kompjuteri.
Si mund të regjistrohemi në “SIGAL Audiobooks.al”?
Shumë e thjeshtë! Mjafton të shkarkoni aplikacionin “SIGAL Audiobooks.al” në App Store ose Play Store; Shkoni te pjesa “Login” dhe me vetëm një adresë e-maili mund të jeni një prej mijëra përdoruesve.
Pjesëmarrja e 'SIGAL Audiobooks' në Panairin e 26 të Librit është edhe një ftesë për qytetarët që ta përqafojnë këtë qasje të re dhe unike në Shqipëri.
Ndaj, mos harroni! Përgjatë pesë ditëve, nga 15 deri më 19 nëntor, “SIGAL Audiobooks” ju mirëpret në Pallatin e Kongreseve.
“SIGAL AudioBooks, mere librarinë kudo dhe kurdo me vete”.

